Skuadra e Juventusit me mëngjes ka njoftuar publikun për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për Juan Cabal, i cili vjen nga Cali i Kolumbisë, shkruan Indeksonline
23-vjeçari sapo ka arritur në Torino për t’i kryer testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratë me “Zonjën e Vjetër”.
Cabal gjatë sezonit 2022/23 iu bashkua Hellas Veronas nga Atletico Nacional për vetëm 800 mijë euro.
Vlera e mbrojtësit tashmë shtë plotë 3.5 milionë euro, kurse Juventusi do të paguaj shifrën e plotë prej 10 milionë euro, përfshi këtu 2 milionë bonuse.
Cabal sezonin e kaluar në Serie A zhvilloi 33 ndeshje dhe u ndëshkua me karton të verdhë nëntë herë.