QKMF në Skenderaj njofton së gjatë periudhës dy mujore nga 10 janari deri më 10 mars 2025, ka punuar intensivisht për përmbushjen e objektivave strategjike, duke synuar:
• Përmirësimin e infrastrukturës.
• Rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
• Krijimin e një mjedisi më të sigurt për pacientët dhe personelin shëndetësor.
Pavarësisht sfidave të akumuluara ndër vite dhe pamundësisë për realizimin e tyre më herët, ky ent shëndetësor ka arritur disa nga objektivat kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e institucionit dhe kënaqësinë e qytetarëve.
Të arriturar kryesor janë:
1. Përmirësimi i Infrastrukturës dhe Sigurisë:
• Rregullimi i parkingut për një qasje më të lehtë dhe të sigurt.
• Rregullimi i tabelës orientuese nga parkingu drejt shërbimeve të mjekësisë familjare dhe urgjencës.
• Renovimi i bodrumit të QKMF-së për të përmirësuar kushte të punës dhe sigurinë.
• Identifikimi dhe adresimi i problemit të rrjedhjes së ujit nga çatia.
• Zhvlerësimi dhe riorganizimi i inventarit të dëmtuar në QKMF dhe AMF.
• Largimi i ormanave të panevojshëm nga hapësirat e punës.
2. Menaxhimi dhe Organizimi Efektiv:
• Funksionalizimi i këshillit drejtues për menaxhim më efikas.
• Mbledhje të rregullta dyjavore për analizimin dhe trajtimin e problematikave.
• Mbledhje të veçanta me secilin sektor për identifikimin e sfidave specifike.
• Miratimi urgjent i planit të punës për vitin 2025.
• Realizimi i auditimit të brendshëm për të rritur transparencën dhe efikasitetin.
• Aktivizimi i mekanizmit të ankesave për pacientët për përmirësimin e shërbimeve.
3. Shërbimet dhe Lehtësimi Operacional:
• Funksionalizimi i sportelit të emergjencës dhe lehtësimi i ngarkesës operative.
• Vendosja e sistemit të pritjes me numra për vizitat mjekësore për të shmangur konfuzionin dhe radhët e gjata.
• Vendosja e pagesës në paradhomat e mjekëve për lehtësimin e procedurave për pacientët.
• Donacion për uniformat e njësisë së emergjencës dhe shoferëve për një paraqitje profesionale dhe funksionalitet më të lartë.
4. Komunikimi dhe Transparenca:
• Funksionalizimi i faqes zyrtare në Facebook për informim të vazhdueshëm të qytetarëve.
• Raportim mbi masat dhe iniciativat e ndërmarra për përmirësimin e menaxhimit dhe performancës.
5. Shëndeti Publik dhe Vaksinimi:
• Vaksinimi me përqindje të lartë, duke arritur objektiva të rëndësishme në mbrojtjen e shëndetit publikk.