Një aksident me fatalitet ka ndodh rreth orës 18:40 në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë kanë vdekur tre persona dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona, shkruan rajoni.org.
Rajoni ka mësuar nga burimet e veta së të vdekurit janë: Agim Gashi, Zarife Gashi dhe Gyltene Gashi.
Lidhur me këtë, ka lëshuar një njoftim Policia e Kosovës. PK’ja ka thënë se tre nga personat që kanë humbur jetën janë persona civilë, ndërsa lëndime kanë pësuar pesë persona të tjerë, katër nga ta zyrtarë policorë.
“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton PK’ja.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.