Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar tri takime parafushatë me qytetarët, të cilët kanë treguar prezencë masive dhe përkrahje të fuqishme. Takimet janë mbajtur me ftesë të qytetarëve në Lagjen Mulaj-Terstenik, në Gllobar dhe në Lagjen Baleci të Çikatovës së Re, shkruan rajoni.org.
Lladrovci tha se fitorja e iniciativës “Për Drenasin Kampion” është thelbësore për të ardhmen e komunës, duke theksuar se qytetarët e Drenasit janë kontribues të mëdhenj në çdo etapë të historisë.
Postimi:
Në tri takime të parafushatës, të ftuara nga qytetarët në Lagjen Mulaj-Terstenik, në Gllobar dhe Lagjen Baleci në Çikatovë të Re, bashkëbiseduam për rëndësinë e fitores “Për Drenasin Kampion”, për zemrën e Kosovës.
Jam krenar me qytetarët kampionë, kontribues në çdo etapë të historisë tonë, të bindur se qeverisja e mirë – gjashtë herë kampion të performancës në nivel nacional, duhet të vazhdojë.
Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë adresën e përkushtimit të sinqertë, për barazi para ligjit dhe qeverisje me duar të pastra. Qytetarët kampionë, janë te numri 101!
Vazhdojmë, +4!