E premte, 4 Tetor, 2024

Treni i “Feronikelit” aksidentohet me një veturë në afërsi të Aeroportit

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në afërsi të Aerportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Një veturë e tipit BMW është përplasur me trenin që po barte xehe për fabriken e Feronikelit në Drenas e që po kalonte në hekurudhën që gjendet pranë Aeroportit.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, por që deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky aksident.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar kolona në hyrje-daljen e Aeroportit.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer