E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Trepça jep jashtëligjshëm me qira hapësirat në terminalin doganor

Ndërmarrja publike “Trepça” ka vepruar jashtëligjshëm në dhënien me qira të hapësirave në Terminalin Doganor. Saktësisht, ata kanë tejkaluar vetë rregulloren e përcaktuar për dhënie me qira.

Neni 9, paragrafi 3, i Rregullores për dhënien me qira tek “Trepça” parasheh që shpallja publike të zgjasë 15 ditë. Megjithatë, në shpalljen publike të Trepçës, afati për dorëzim i operatorëve ekonomikë ka qenë vetëm katër ditë, shkruan  Insajderi.

Data e shpalljes është 15 janar, ndërkaq afati i fundit i dorëzimit 19 janar.

Nga ajo çfarë ka marrë vesh Insajderi, kontratat për pronat e njëjta janë tashmë dhënë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer