E mërkurë, 15 Janar, 2025

Trepça largon nga puna edhe një punëtor

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka zhvilluar më 14 janar 2025 një shqyrtim publik lidhur me rastin e Xh.T., ku, sipas njoftimit, janë vërtetuar shkelje të rënda të detyrave të punës.

Sipas njoftimit zyrtar, z. Xh.T. ka shkelur nenin 6 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve, si dhe nenin 10 të së njëjtës rregullore, duke bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe duke vepruar në konflikt interesi. Në vendimin me nr. prot. 809, ai kishte pranuar në punë një anëtar të ngushtë të familjes, gjë që përbën shkelje të rregulloreve të brendshme të kompanisë.

Për këtë arsye, Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për z. Xh.T., siç thuhet në vendimin me nr. prot. 318, të datës 14 janar 2025.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer