Nje punëtor (H.J) i “Trepça” Sh.A është larguar përkohësisht nga puna më 2 maj 2025, pas mungesave pa arsye të justifikuar.
Vendimi është marrë nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, duke u thirrur në shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Njoftimi:
Me datë 02.05.2025, punëtori z.H.J është larguar përkohësisht nga puna, bazuar në vendimin nr. prot:2906 të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A.
Ky vendim është marrë si rezultat i shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.27 të Rregullores nr. prot:2906, të datës 30.07.2020, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” Sh.A. Konkretisht, z. H.J ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar.
“Trepça” Sh.A mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave të brendshme dhe standardeve të larta të përgjegjësisë në vendin e punë