Wednesday, February 11, 2026

Trepça zbulon 18 prona të reja, gati 18 hektarë jashtë evidencave

Trepça Sh.A. ka hyrë në fazën e dytë të identifikimit të pronave të tjera, raporton shkruan rajoni.org.

Siç bëhet e ditur nënjoftimin e kësaj ndërmarrje, deri tani janë evidentuar edhe 18 parcela me sipërfaqe të përgjithshme prej 17.9244 hektarësh, të cilat më herët nuk figuronin në librat e ndërmarrjes dhe nuk kane të përcaktuar titullarin e pronësisë.

“Këto prona do të përfshihen në evidencat financiare të ndërmarrjes. Paralelisht do të nisin procedurat për përcaktimin e titullarit, sipas legjislacionit në fuqi. Pas përfundimit të këtij procesi, do të bëhet edhe vlerësimi financiar në përputhje me procedurat përkatëse”. ka njoftuar Trepça Sh.A.

Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtari në këto parcela dhe të tjerat me Pronësi Trepça sh.a. të paraqesin kërkesë për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale me Trepça Sh.A. Në të kundërt, ndërmarrja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për lirimin e pronës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer