Tri anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar nga kjo parti, por t’iu bashkangjitur kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.
Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi sot edhe zyrtarisht kanë kaluar në PDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha, duke shtuar se arsyeja pse kanë marrë këtë vendim ka të bëjë me; puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvzijes në qytetin tonë , standartet e dyfishta që janë përdorur dhe pakënaqësitë tjera në funksionimin e degës.
Si rrjedhojë ajo shkruan se arsyeja kryesore është keqmenaxhimi.
“Madje, edhe në bisedat me anëtarë tjerë të LVV-së në Drenas, por edhe nga takimet me qytetarët, kemi parë që simpatizimi dhe shpresa e tyre për Lëvizjen ka rënë, shkaku i keq menaxhimit!“, shkroi ajo në Facebook.
Ndërkohë, ish-anëtarja e LVV ka treguar arsyet pse i janë bashkuar Lladrovcit.
“Ndërsa, si arsye për bashkëpunimin me z.Ramiz Lladrovcin, mund të listohen sukseset e tij në qeverisje, respektimi i kuotës gjinore, nga ana tij, por, mbi të gjitha vlerësimi dhe besimi i tij ndaj fuqisë së grave!”.