E martë, 1 Tetor, 2024

Tri ndeshje luhen sot në Superligë, spikat derbi Drita-Gjilani

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Dritës me Gjilanin, sfidë e cila zhvillohet në Lipjan, duke filluar nga ora 15:00.

Një takim tjetër interesant pritet të jetë edhe në Fushë Kosovë, ku skuadra e këtij qytetit i bën konak Prishtinës.

Ndërkohë, Dukagjini që pozicionohet në vendin e shtatë e pret Feronikelin 74.

Edhe këto dy ndeshje zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer