E enjte, 14 Nëntor, 2024

Tronditese – Dhunohet një 15 vjeçare dhe i publikohet video

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Suharekë.

“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Ndërsa Sinjali raportoi se i dyshuari është i moshës 35 vjeçare ndërsa viktima 15 vjeçe.

Sipas tyre, i dyshuari ka incizuar aktin dhe e ka publikuar pastaj videon.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer