E premte, 27 Dhjetor, 2024

“T’rrehi si qenin se lesh* nuk më han kush je”, shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Pejë e kërcënon policin

Aksidentet që ndodhin në komunikacion jo rrallëherë bëhen mollë sherri për konflikte e përleshje qoftë mes pjesëmarrësve në trafik, apo edhe sulme e kërcënime ndaj Policisë, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht kishte ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura. Pas intervenimit të Policisë, shoferi i njërës prej automjeteve që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin derisa ishte në gjendje të dehur është shoqëruar në Polici, por edhe në stacion policor u fut në sherr.

Sinjali mëson se i dyshuari B.B., e ka kërcënuar njërin nga zyrtarët policorë që po trajtonin rastin, ku ndër të tjera i ka thënë se “unë t’rrehi si qen se nuk më han leshi kush je ti”.

Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka paralajmëruar se do ta pësojë, me ç’rast i ka detyruar policët për ta vënë situatën nën kontroll.

Të njëjtat burime thonë se i riu është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer