Wednesday, October 8, 2025

Tubim madhështor në Llapushnik, qytetarët rikonfirmojnë mbështetjen e Ramiz Lladrovcin

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur sonte një tubim madhështor në Llapushnik, ku u shoqërua nga bartësja e listës, Laureta Thaçi, dhe kandidatët tjerë të listës fituese.

“Qytetarët e Llapushnikut heroik, ishin mikpritës të vizionit me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’. Tubimi mund të përshkruhet shkurt: tubim madhështor! Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës,” u shpreh Lladrovci.

Ai akuzoi kundërshtarët politikë se po tentojnë të manipulojnë me simbolet e UÇK-së dhe heronjve të kombit për interesa të ngushta elektorale, por sipas tij, qytetarët i njohin përfaqësuesit e vërtetë të vlerave.

“Muajt e fundit, komuna jonë është përfshirë fuqishëm në agjendën e keqbërësve, të kreatorëve të ‘Dadës Razë’, të atyre që qytetarët tanë i duan vetëm për zgjedhje e për votime symbyllur, me qëllim të devijimit të vullnetit qytetar, por kot e kanë. Tubimet tona masive, çdo ditë po i demantojnë përçarësit,” tha ai.

Lladrovci theksoi se fitorja e PDK-së është e sigurt, pasi qytetarët e Drenasit kanë mbi 101 arsye për ta mbështetur vizionin e tij për katër vitet e ardhshme.

“Llapushniku i fitoreve foli, kështu do të jetë edhe më 12 tetor. Vazhdojmë edhe katër!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer