Friday, September 12, 2025

Tubime madhështore për Ramiz Lladrovcin në Baicë dhe te “Cake House” në Hast

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët në tubimet e mbajtura në fshatin Baicë dhe te “Cake House” në Hast, shkruan rajoni.org.

Në fjalën e tij, Lladrovci tha se pritja e jashtëzakonshme dhe bashkëbisedimi parazgjedhor me qytetarët janë dëshmi e qartë se numri 101 është “Për Drenasin Kampion”.

Postimi:

Pritje e jashtëzakonshme në Baicë dhe te Cake House te Hast, ku bashkëbisedimi parazgjedhor me qytetarët është dëshmi se numri 101 është “Për Drenasin Kampion”.

Fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej e pranishme, prandaj fitorja ishte dhe mbetet fjala e qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”.

Falënderoj qindra e mijëra qytetarë të komunës së Drenasit për takimet, mikpritjen, për bashkëbisedimet dhe prioritetet e deklaruara në këto takime.

Qeverisja e mirë në Drenas, nuk pengohet, vazhdojmë, +4!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer