Wednesday, October 8, 2025

Tubime me mbështetje madhështore për Ramiz Lladrovcin në Fushticë të Ulët e Sankoc

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai ka qëndruar në Fushticë të Ulët dhe Sankoc, ku bashkë me kandidatët për asamblenë komunale, Qëndresë Xhema, Djellza Rama dhe të tjerë nga lista “Për Drenasin Kampion”, ka diskutuar me banorët rreth arritjeve dhe sfidave të qeverisjes aktuale.

Në fjalën e tij, Lladrovci theksoi se motivi i fushatës është i qartë: vazhdimi i qeverisjes “kampion” me qytetarët, kundër korrupsionit, keqpërdorimeve dhe uzurpimeve. Ai e cilësoi Drenasin si “zemrën e Kosovës”, duke kujtuar kontributin historik të qytetarëve në luftën çlirimtare, shtetndërtim dhe zhvillim lokal.

Postimi:

Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, takuam qytetarët e Fushticës së Ulët dhe Sankocit, bashkë me kandidatet Qëndresë Xhema, Djellza Rama dhe kandidatët tjerë të Listës tonë për Kuvendin e Komunës dhe diskutuam për arritjet e sfidat e qeverisjes tonë, po ashtu, shpalosëm pjesë të programit për mandatin e ardhshëm.

Motivet tona janë të qarta, vazhdimin e qeverisjes kampion me qytetarët kampionë, kundër keqbërësve dhe bedelëve të tyre, kundër korrupsionit dhe uzurpatorëve, kundër mashtruesve dhe keqpërdoruesve të votës dhe besimit qytetar.

Drenasi është zemra e Kosovës, ne kemi ditur gjithmonë të jemi bashkë për vlerat, për rrugën e drejtë, dje në luftën çlirimtare dhe shtetndërtim me heronjtë tanë të luftës dhe paqes, sot në fuqizimin e pushtetit lokal, zbatimin e barazisë para ligjit me gjasa e mundësi të barabarta.

Lista jonë për Kuvendin e Komunës, “Për Drenasin Kampion”, është listë që për herë të parë në vend dhe rajon po e zbatojmë barazinë gjinore, ashtu siç jemi të parët me ekzekutiv me barazi të plotë gjinore. Gratë në vendimmarrje janë vlerë e shtetit tonë, lirisë tonë dhe arritjeve tona.

Kemi 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, për fitoren e madhe e cila nuk mund të pengohet as nga keqbërësit e as nga uzurpatorët. Vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer