E mërkurë, 23 Tetor, 2024

U anulua për shkak të veprimeve të qeverisë në Veri, Kosova do të jetë nikoqire e Defender Europe 2025

Kosova do të jetë sërish nikoqire e e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender Europe” për vitin 2025.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

“E konfirmojmë se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe” që planifikohet të realizohet gjatë vitit 2025″, tha ajo.

Defender Europe është një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA-së, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

Kosova ishte nikoqire e këtyre stërvitjeve edhe vitin e kaluar nga 21 maji deri më 2 qershor që mbajt në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes ishte mbajtur në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu”.

Por, Kosova nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Kjo erdhi si masë ndëshkuese për Kosovën për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe vitin e kaluar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer