E premte, 15 Nëntor, 2024

U arrestua nën dyshimet për marrje ryshfeti/ kërkohet paraburgim ndaj mjekut të QKUK-së

Të hënën është arrestuar ortopedi Sami Delijaj, mjek në QKUK, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj tij, kështu ka konfirmuar për Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë çështje penale, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj S.D., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Tek i dyshuari sipas policisë janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raport.

Sekuestrohen para kesh: Detaje nga arrestimi i mjekut të QKUK-së

Pas arrestimit të mjekut kanë reaguar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre pas marrjes së lajmit. Tutje në reagim është bërë e ditur se drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer