Wednesday, March 4, 2026

U arrestua nën dyshimet për mashtrim me dokumente, kompania e tij merr tender nga Komuna e Vushtrrisë

Kompania “INFINITT ” SH.P.K, është ‘shpërblyer’ javën e kaluar (25.02.2026) me kontratë nga Komuna e Vushtrrise me vlerë 123,800€ për furnizimin me teknologji informative, shkruan rajoni.org.

Ne tenderin ku u shpall fitues Kompania “Infintt” kishin aplikur edhe 4 ofertues tjerë.

Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues mbartë nënshkrimin e ZPP: Ilmi Azemit.

Mirëpo kompania që e fitoi tenderin ka pronarin e arrestuar më 25.11.2025 nga policia.

Screenshot

Kompania “Infinitt” dhe pronari i saj?

Policia e Kosovës me 25 nëntor 2025 njoftoj për arrestimin e një personi për mashtrim në prokurim publik. Dyshohet se dokumentet e prezantuara ishin me afat të skaduar. 

Bëhet fjalë për kompaninë “Infinitt SH.P.K”, me pronar Visar Krasniqin. Kjo kompani ka fituar një numër të madh tenderësh gjatë vitit të fundit./Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer