Eleminimi nga Copa del Rey nuk ishte e vetmja trondijte, për “Katalanasit” e Barcelona-s, të cilët përveç se i dhanë “lamtumirën” turneut, në çerekfinalen, ndaj “Baskëve” të Athletic Bilbao, tashmë duhet të bëjë pa anësorin e krahut të majtë, Alejandro Balde, me 20-vjeçarin, i cili u detyrua të linte, në lot, fushën që në minutën e 23’-të, pas një tërheqjeje muskulore.
Pas ekzaminimeve të para u zbulua edhe shkalla e dëmtimit, të Balde, me talentin spanjoll, i cili pritet të mungojë minimalisht 4 muaj në fushat e blerta, teksa ende nuk është zgjedhur nga lojtari, mënyrë e riaftësimit, ku një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të mbyllte përfundimisht sezonin, si dhe do të vinte në dyshim pjesëmarrjsen në 2024.
Deri më tani, as lojtari dhe as stafi tekniku, nuk kanë marrë një vendim për 20-vjeçarin e talentuar e përsa i përket situatës në skuadër, tekniku Xavi tashmë duhet të heqë një tjetër anësor të mbrojtjes, për krahët e fushës, me Joao Cancelo e Marcos Alonso.
Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alejandro Balde. Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23′ pas një tërheqje mukulore.