E premte, 27 Dhjetor, 2024

U gjet si foshnje 24 vjet më parë në udhëkryqin Orllat-Llapushnik, Lladrovci kërkon ndihmë për gjetjen e prindërve të saj biologjikë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për një rast, ku Vajza 24-vjeçe po i kërkon prindërit e saj biologjikë.

Ai tha se i ka premtuar Vajzës që do ta përkrah iniciativën e saj për t’i gjetur prindërit biologjikë teksa bëri thirrje për ndihmë nga kushdo që ka informacion për këtë rast.
“Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001”.“Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40”, shkroi Lladrovci.Më tej, ai tha se në të dhënat e Spitalit të Prishtinës shkruan se Vajza, në momentin e kontrollimit shëndetësor më 10-11 korrik të vitit 2000, ka qenë foshnjë e lindur rreth 3 ditë më parë në një spital të papërcaktuar.
“Vajza kërkon ndihmë për informacionet e lindjeve nga 5.7.2000 deri në datën 10.7.2000, për të gjetur prindërit e saj biologjikë. Për këtë, do të ndihmonin edhe shënimet e Spitalit të Prishtinës të kohës kur Vajza ka qëndruar aty, nga 10 korriku 2000 deri më 15 mars 2001”, shkroi më tej Lladrovci.Kreu i Drenasit publikoi edhe postën elektronike dhe numrin e telefonit për të gjithë ata që kanë informacione për t’u lajmëruar.“Kushdo që ka informacion lidhur me këtë rast, të paraqitet në e mailin e Vajzës i hapur enkas për rastin: [email protected], ose në telefonin: +383 48 600 987”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer