E hënë, 18 Nëntor, 2024

“U krijua grup për frikësimin e dëshmitarëve”- Specialja publikon aktakuzën ndaj dy personave që u arrestuan

Sabit Jonuzi dhe Ismet Bahtjari janë arrestuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës para 5 ditësh.

Ndaj të njëjtëve janë bërë publike akuzat të cilat rëndojnë, e ku shihet se ata akuzohen për vepra penale në ndërprerje të administrimit të drejtësisë.

Në aktakuzën ndaj tyre, specifikohet se si ata frikësuan një dëshmitar, duke e nxitur të njëjtin që mos të dëshmojë në Speciale.

“Sikurse shtjellohet më poshtë, midis më së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, JANUZI dhe BAHTJARI, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët [REDAKTUAR] (“bashkëkryesi 1”), u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të JANUZIT dhe BAHTJARIT me dëshmitarin 1. Konkretisht, JANUZI dhe BAHTJARI u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 për ta nxitur dëshmitarin 1 që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së. Kjo sjellje tregon qartë synimin e JANUZIT dhe BAHTJARIT për të dëmtuar dhe penguar persona zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thotë ZPS.

Tutje në aktakuzën ndaj Jonuzit dhe Bahtjarit, janë specifikuar edhe veprimet e dy të akuzuarve kundrejt dëshmitarit 1, identiteti i të cilit është i mbrojtur.

Ky i fundit është paraqitur më pas në Speciale duke thënë se ndihet i rrezikuar ai dhe familja e tij.

Aktakuza:

Më 5 prill 2023, bashkëkryesi 1 i telefonoi JANUZIT. Më pas edhe BAHTJARI i telefonoi JANUZIT. 8. Pasi i telefonoi dhe u vërtetua që dëshmitari 1 ishte në shtëpi, BAHTJARI shkoi në shtëpinë e dëshmitarit 1. BAHTJARI i tha dëshmitarit 1 se bashkëkryesi 1 e kishte kontaktuar kohët e fundit dhe e kishte dërguar që t’i thoshte dëshmitarit 1 se duhej të tërhiqte dëshminë.

Kur dëshmitari 1 e pyeti nëse [REDAKTUAR] dëshmitari 1 do të jepte dëshmi, BAHTJARI e konfirmoi këtë. 10. BAHTJARI u largua nga shtëpia e dëshmitarit 1 dhe eci deri te një veturë aty afër, në të cilën po prisnin dy burra dhe një person i tretë në ulësen e shoferit. 11. Si rezultat i këtij kontakti, dëshmitari 1 u shqetësua shumë për sigurinë e familjes së vet. 12. Më vonë më 5 prill 2023, pasi BAHTJARI kishte vizituar dëshmitarin 1, bashkëkryesi 1 dhe JANUZI, si dhe JANUZI dhe BAHTJARI individualisht, patën kontakte të shumta me mesazhe dhe telefon, ku përfshihen edhe kontaktet midis bashkëkryesit 1 dhe JANUZIT për bashkërendimin e një takimi personal atë natë. 13. Gjatë ditëve në vijim, bashkëkryesi 1 dhe JANUZI, ndër të tjera, mbetën në kontakt dhe u lidhën përmes telefonit së paku katër herë midis 6 prillit dhe 9 prillit 2023.

Më 12 prill 2023, pak pasi i kishte telefonuar bashkëkryesit 1, JANUZI shkoi në shtëpinë e dëshmitarit 1. Në shtëpinë e dëshmitarit 1, JANUZI i tha dëshmitarit 1 se bashkëkryesi 1 e kishte dërguar BAHTJARIN te dëshmitari 1, dhe se JANUZI kishte ardhur aty në vijim të vizitës së BAHTJARIT dhe për të marrë vesh se çfarë planifikonte të bënte dëshmitari 1 dhe si mund të zgjidhej çështja e dëshmisë së tij. 15. Në lidhje me këtë, dëshmitari 1 i tha JANUZIT se nuk donte të merrej më me këtë çështje dhe që asaj t’i jepej fund. JANUZI tha që do t’u tregonte ‘atyne’ se çfarë kishte thënë dëshmitari 1.

Pak pas vizitës së 12 prillit 2023 që i bëri dëshmitarit 1, JANUZI përsëri i telefonoi bashkëkryesit 1. 17. Si rezultat i kontaktit të dytë, dëshmitari 1 u shqetësua edhe më shumë për sigurinë e vet dhe të familjes. 18. JANUZI dhe BAHTJARI: (i) i krijuan frikë dhe shqetësime të rënda një personi – dëshmitarit 1 – i cili i ka dhënë ose ka të ngjarë t’i japë informacion TFHS-së, ZPS-së dhe/ose cilitdo trupi gjykues të DHSK-së për krimet ose veprat penale të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, që përbën një faktor të fortë shkurajues për dhënien e informacioneve (të mëtejshme) nga ky person lidhur me krimet e përfshira në juridiksionin e DHSK-së; (ii) rrezikuan aftësinë e DHSK-së/ZPS-së për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet në mënyrë efektive, ndër të tjera përmes marrjes dhe mbrojtjes së dëshmive relevante të dëshmitarëve; dhe (iii) ndikuan që ZPS-ja t’i devijonte mjetet e burimet dhe kohën e vet, për të trajtuar pasojat faktike dhe të mundshme për dëshmitarin 1 dhe familjen e tij në lidhje me proceset zyrtare të DHSK-së. 19. Sa i përket ndikimit mbi kohën dhe mjetet e burimet e ZPS-së dhe DHSK-së, këtu përfshihen: angazhimi i më shumë punonjësve të ZPS-së dhe DHSK-së në kontakte shtesë të panevojshme, me dëshmitarin 1, për të garantuar sigurinë dhe aftësinë e dëshmitarit 1 për të dëshmuar; shpenzimi i mjeteve dhe burimeve të ZPS-së për hetimin e ngjarjeve të shtjelluara në këtë Aktakuzë; dhe shpenzimi i kohës dhe i mjeteve e burimeve të ZPS-së dhe DHSK-së për marrjen e masave të reja të sigurisë. 20. Sikurse shtjellohet në paragrafët 7 deri 17 më lart, Sabit JANUZI dhe Ismet BAHTJARI kishin synimin dhe dijeninë e nevojshme për veprat penale të (i) pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes kërcënimit të rëndë dhe (ii) pjesëmarrjes në një grup personash i cili, përmes veprimit të përbashkët, tentoi të pengonte persona zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer