Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Skenderajt, Valon Haliti është lënë jashtë listës së kandidatëve me 110 emra të PDK-së për deputetë, shkruan portali rajoni.org.
Aty veç të tjerësh janë 10 kandidatë nga Skenderaj, mirëpo mungon emri i Valon Halitit.
E Drejtori Valon Haliti ka reaguar përmes rrjetit social “facebook” pas publikimit të kësaj liste.
Ai ka thënë së sot është bërë padrejtësi ndaj tij.
“Dua të ju njoftoj që emri im është derguar si propozim nga kryetari i Degës në Skenderaj Sami Lushtaku, mirëpo nuk e kuptoj fare vendimin e njëanshëm të nivelit qendror për moskandidimin tim”, ka shkruar haliti.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, miqë, shokë dhe shumë të respektuar qytetar të Republikës së Kosovës.
Me keqardhje ju njofotoj që, NUK jam pjesë e listes garuese për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.
Qytetarë të nderuar,
Në kuadrin e lirive dhe të drejtave politike hyjnë: e drejta për të zgjedh dhe e drejta për t’u zgjidhur.
Fatkeqësisht, mua sot padrejtësisht më është mohuar e drejta për tu zgjidhur. Vendimi i organeve drejtuese në nivel qendror të partisë duke me vendosur jashtë listës garuese është zhgënjyes, veprim i ulët dhe me kosto elektorale.
Dua të ju njoftoj që emri im është derguar si propozim nga kryetari i Degës në Skenderaj Sami Lushtaku, mirëpo nuk e kuptoj fare vendimin e njëanshëm të nivelit qendror për moskandidimin tim!
Zhgënjyes për faktin që për një kohë të gjatë kam dhënë kontribut nëpër proceset politike që kemi kaluar si parti, në anën tjetër është veprim i ulët që një vendim i tillë të merret në minutat e fundit para se lista të dorëzohet për çërtifikim në KQZ, e aq më tepër të mos me komunikohet fare nga organet drejtuese.
Megjithatë, unë vazhdoj të jem pjesë e PDK-së së Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Sami Lushtakut
Të dashur bashkëqytetar, me lejoni që të ju falenderoj secilin nga ju veç e veç, që kishit ndarë mëndjen për të rrugëtuar më mua në këtë rrugëtim duke me ofruar mbështetje të parezervë.
Betejat politike vijnë e shkojnë. Ne këtu jemi!
Jam dhe do të jem pranë jush dhe krahë jush!
Me respekt,
V.H