Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në median rozë sa i përket martesës dhe marrëdhënies së saj me bashkëshortin.
Prej disa kohësh, këngëtarja nuk ishte shfaqur me bashkëshortin e saj në postimet e ndryshme në rrjetet sociale por ditën e sotme mesa duket Adelina ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet rreth martesës së saj.
Tahiri ka publikuar portretin familjar në Instagramin e saj, përmes të cilit i ka uruar të gjithë ndjekësve festën e Bajramit
Në galerinë e fotove të postuara, Tahiri shfaqet përkrah djalit dhe bashkëshortit të saj, ku të tre janë kombinuar më së miri, duke u veshur me të zeza.