Ish-kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shprehur respekt dhe mirënjohje për kryetarin e dorëhequr të PDK-së, Memli Krasniqin.Në një shkrim në rrjetet sociale, Hamza thotë se bashkimi, besimi dhe përkushtimi i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit të partisë.
Po ashtu, ai falënderoi Krasniqin për kontributin në udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!”, ka shkruar Hamza.
“Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”.