E diel, 22 Dhjetor, 2024

U skualifikua nga BBVA, reagon për herë të parë Ermiona (FOTO)

Ermiona Lekbello u skualifikua mëngjesin e sotëm nga “Big Brother Vip” për dhunë verbale.

Mbrëmjen e djeshme ajo pati disa debate me disa prej banorëve dhe si duket është gjykuar se ka përdorur dhunë verbale. Në fakt, Jona kërkoi të largohet edhe vetë mbrëmjen e djeshme duke thënë se nuk mundet të vijojë dot më shumë.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i saj i parë në mediat sociale. Dhe jo ky reagim nuk ka të bëjë me lojën.  Por, me vajzën e saj, Lisën të cilën e ka përmendur aq shumë.

Ajo ka postuar një foto të saj në Instagram, duke shkruar “Të dua më shumë se jetën, je gjithçka e imja”.

Një reagim e ka bërë edhe në story në Instagram ku shpreh mbështetjen e saj ndaj Luizit dhe i uron fitoren./GazetaSinjali/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer