Hansi Dieter Flick është shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares së Gjermanisë. Humbja 1-4 në miqësoren e fundit përballë Japonisë, ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin.
I cili udhëhoqi Bayern Munchen drejt fitimit të tripletës në vitin 2020. Flick u emërua në stolin e Gjermanisë në gushtin e vitit 2021.
Por, ai nuk ia doli të përsëriste suksesin me Bayernin. Katër herë kampionët e botës dështuan në Botërorin Katar 2022. Duke mos kaluar dot fazën e grupeve.
Kombëtarja gjermane po kalon një krizë rezultatesh, pasi në pesë miqësoret e fundit ka siguruar një barazim dhe katër humbje.
Situatë që ka detyruar drejtuesit e Federatës që të shkarkojnë Flick, i cili e mbylli aventurën në pankinën e Kombëtares me 25 ndeshje.
Për momentin, skuadra kombëtare e Gjermanisë do të drejtohet nga Rudi Voeller. Deri në momentin që do të zgjidhet pasuesi i Flick. /syri/