Wednesday, August 27, 2025

“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

Dimal Basha, prej të martës kryetar i Kuvendit të Kosovës, me një hulumtim skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Në këtë hulumtim, Basha si bashkëautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër të saj kishin blerë armë.

Dimal Basha emër i panjohur në skenën e politikës në vitin 2012 po punonte për ngritjen e tij akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ngritjen e tij akademike, Basha kishte realizuar edhe një hulumtim në bashkëpunim me Jana Arsovskan, profesoreshë në John Jay College of Criminal Justice në New York. Dyshja në hulumtimin me titull: Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta, kishte shkruar se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës, e lidhur me bandat kriminale e me ato të drogës.

Duke shkruar për shpërbërjen e Jugosllavisë, Basha e Arsovska kishin shkruar se si në fillim të viteve ’90, lidershipi shqiptar në Kosovë kishte themeluar institucionet paralele në shëndetësi dhe arsim.

“Procesi i radikalizimit të shqiptarëve të Kosovës u pasua pas vitit 1995. Ballkani gjithashtu përjetoi edhe themelimin e milicisë së nëntokës e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas themelimit të UÇK-së, shqiptarët e Kosovës filluan rebelimin e armatosur kundër autoriteteve serbe (1998-1999)”, kanë shkruar autorët në kapitullin e parë “Shpërbërja e Jugosllavisë”.

Në kapitullin “Ngritja e Krimit të Organizuar Transnacional” nën mestitullin “Diasporat dhe lidhjet kriminale-politike”, Basha, që 13 vjet më vonë në fundgushtin e vitit 2025, me votat e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e dalë nga UÇK-ja, propagandonte se si UÇK-ja gjatë ngritjes së saj kishte bashkëpunuar me kriminelët shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

“Me qëllim që UÇK-ja të armatosej, duhej sasi e madhe e parave. UÇK-ja nuk përkrahej zyrtarisht nga ndonjë shtet dhe duhej të varej nga burimet alternative. Sipas rasteve të hulumtuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarët e zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin nëpër Evropën Perëndimor dhe SHBA. Kjo përkrahje nuk ishte kufizuar vetëm në para, por trafikantët e drogës dërguan edhe burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe po blinin armë në emër të saj”, thuhej më tej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.

“Për lidhjet mes UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet në mënyrë sasiore, ka raste gjyqësore në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Republikën Çeke që sugjerojnë për lidhje mes trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, thuhej më tej në “hulumtimin” e tani kryeparlamentarit.

Basha në këtë hulumtim e implikon edhe Xhavit Halitin me krimin e organizuar.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, “u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, thuhej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer