Ujin e pijes mund ta përdorni për ujitjen e arave. – thotë Fadil Nura. Të nxehtit e këtyre ditëve e ka rritur konsumin e ujit dhe mungesa e ujit sidomos në fshatra të Skënderajt është e madhe. Por edhe qyteti vazhdon të ketë talashe me ujin.
Portali Rajoni është interesuar se si e shpjegojnë partitë opozitare në Skënderaj mungesën e ujit të pijes edhe 25 vite pas çlirimit.
Në pyetjet që ka dërguar portali Rajoni është përgjigjur edhe këshilltari Hysni Mehani i cili i ka dërguar portalit tonë një pjesë të shkëputur nga procesverbali, ku Mehan i thote Nures se perdoorimi i ujit te pijshem per ujitjen e arave eshte veper penale e denushme, ndersa Nura i thote qe nuk eshte veper e denueshme.
Nderkohe, qe portali yne ka siguruar edhe nje vendim te KRU “Mitrovica” ku njoftohen qyteraret te mos i pastrojnë as tarasat sepse do të pasojnë dënimet.
Edhe asamblistët tjerë kishin vërejtje për mënyrën se si qeverisja Nura – Lushtaku po e trajton këtë problem kaq jetik për qytetarët e Skënderajt.