“Djajtë e Kuq” kanë humbur me rezultat 3:0.
Dominic Solanke zhbllokoi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë.
Mundësia më e mirë e “djajve të kuq” për një përgjigje i takoi Diogo Dalot, i cili goditi jashtë.
Por vizitorët ndëshkuan më tej skuadrën e Erik ten Hag vetëm pak çaste më vonë kur Philip Billing goditi me kokë krosin e Marcus Tavernier.
Marcos Senesi shtoi një të tretën për “Cherrys”, për të turpëruar Unitedin.
Kjo ishte humbja e dytë në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier për ekipin e Ten Hag dhe tani mbajnë pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.
Javën e ardhshme Unitedi do të ketë punë të vështirë, teksa do të udhëtojë për në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin.