Uniteti në Drenas merr fund!? Ramiz Lladrovci paralajmëron padi për Driton Ajazin

0

Nuk ka pak ditë që kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, njoftoj së në Drenas është arritur uniteti i PDK’së dhe DD’së në krye me Driton Ajazin, shkruan rajoni.org.

Mirëpo vetëm pak ditë me pas, një tubim i PDK’së në degën e dytë të Komoranit u shfaqën edhe “mospajtimet” e para. Aty si duket prezenca e Driton Ajazit në bankinen e parisë e pëngoi Ramiz Lladrovcin, i cili edhe kërkoj që Ajazi të largohet.

Një ditë pas, lidhur me këtë ngjarje, Ramiz Lladrovci në mbledhjen e rregullt të shtabit zgjedhor të degës së PDK’së në Drenas ka paralajmëruar sot padi për “prishje të rendit dhe qetësisë” ndaj Driton Ajazit.

Së a ka marrë fund ky unitet, mbetet të shihet ditëve në vijim.