Ndonëse ndër vite është investuar në infrastrukturën rrugore, shumë rrugë të Kosovës mbesin akoma në gjendje jo të mirë.
Njëra ndër to është edhe rruga në dalje të Urës së Komoranit.
Në vijim janë të bashkëkangjitura pamjet e rrugës, ku shihen gropa të theksuara në mes të asfaltit.
Kujtojmë se në këtë urë gjatë ditës kalojnë numër i madh i veturave.