Si po punojnë firmat në Kosovë, e sidomos në Skenderaj, tregon më së miri rregullimi i urës së qytetit. Firma që ka marrë përsipër punimet, vetëm dy javë pasi e ka “përfunduar” urën, ka lënë mjetet e punës në mes të lumit – skelet, hekur e pajisje të tjera, shkruan rajoni.org.
Tani, kur meteorologët paralajmërojnë reshje dhe mundësi vërshimesh, këto mjete mund të bëhen pengesë e kalimit të ujit nën urë dhe rrezikojnë që lumi t’i drejtohet qytetit. Pra, një hajr e njëqind sherre!
Kjo është hera e tretë pas luftës që ndërtohet ura mbi lumin Klina në qendër të Skenderajt, sepse asnjëherë deri më sot nuk ka plotësuar kushtet për një qarkullim komod e të sigurt. Shkak i kësaj është mungesa e përkushtimit dhe seriozitetit në punime.
Disa jave më parë, komuna e Skenderajt kanë vendosur që ura të et, por për fat të keq, rezultati ende nuk e justifikon as kohën, as mjetet, as pritjet e qytetarëve./Rajoni.org/


