Friday, May 23, 2025

Urime! Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas liron detyrën pasi u punësua si zyrtare e lartë po në këtë drejtori

Drejtoria e Bujqësie në Drenas, kishte hapur një konkurs punë për “Zyrtar i Lartë i Bujqësisë”. Ajo që e dallon këtë konkurs është se pjesë u bë edhe vetë drejtoresha Anita Avdullahu. Ashtu siç edhe paralajmëroi Insajderi, ajo tashmë është punësuar. Por, që nga njëra detyrë i është dashur të heq dorë. Anita Avdullahu, tha se e ka liruar pozitën si drejtoreshë. Në anën tjetër nga opozita atje, krejt këtë proces e konsideruan absurd.

 

Komuna e Drenasit, në prill kishte hapur një konkurs për pozitën “Zyrtar i Lartë për Bujqësi”

Në këtë konkurs dy kandidatë i plotësuan kushtet.

Njëra ndër to ishte vetë drejtoresha e Bujqësisë në këtë Komunë, Anita Avdullahu.

Në bazë të rezultateve të publikuara, del se tashmë është vulosur punësimi i saj.

 

 

Ajo ka dal e para me 69 pikë të grumbulluara.

Avdullahu-Dvorani e pyetur nga Insajderi se cilën pozitë do ta mbajë ka treguar se e ka liruar postin prej drejtoreshë.

 

 

“Ka kohë që kam ba kërkesë me liru detyrën e drejtorit dhe e kam liruar”, tha ajo për Insajderin.

Ndërsa, asamblistja e Vetëvendosjes në komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci, tha se punësimi i saj është paradoksi me i madh që ka ndodhur në konkurse.

 

 

Kemi reaguar vazhdimisht lidhur me punësimet familjare e pa kritere, që janë bërë në qeverisjen e Ramiz Lladrovcit e PDK-së në Drenas, por punësimi i zonjës Avdullahu-Dvorani është paradoksi më i madh që ka ndodhur në komunën tonë kohëve të fundit, unë kam reaguar publikisht për këtë punësim dhe për ne mbetet absurde që dikush të punësohet në drejtorinë që e udhëheq vetë, kjo qasje e qeverisjes komunale po dëmton profesionistët dhe qytetarët në Drenas, të cilët kanë humbur plotësisht besimin në meritokraci dhe trajtim të barabartë nga komuna e Drenasit”, tha ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer