Sunday, August 10, 2025

Komuna e Vushtrrisë brenda 1 ditë i nënshkruan dy tendera me ‘militantin’ e PDK’së

Grupi i Operatoreve Ekonomik “Ideal Partners sh.p.k. & 2D Group Corporation” brenda 1 ditë i ka nënshkruar 2 tenderë nga komuna e Vushtrrisë e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK’së, në shumën totale prej 141,600€, shkruan rajoni.org.

Kontratat e fituara nga Grupi i Operatoreve Ekonomik “Ideal Partners sh.p.k. & 2D Group Corporation”:

1. Ndertimi i shtëpis së komunitetit në Oshlan dhe Parkut te banesat e bardha në vlerë prej 59,900€ dhe
2. Ndërtimi i vigut në Novolan dhe shetitorës në vlrej prej 81,700€

Të dy këto kontrata janë nënshkruar me 24 qërshor në mes AK, Ilmi Azemi dhe drejtorit të OE, Kushtrim Berisha.

Kushtrim Berisha përveç ortak në kompaninë IDEAL Partners, rajoni ka gjetur së i njëjti është edhe aktivist dhe militant i PDK’së./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer