Komuna e Skenderajt ka blerë një dron dhe pajisje përcjellëse. Për këtë blerje janë shpenzuar afër 5 mijë euro, shkruan rajoni.org.
Komuna e Skenderajt, e cila drejtohet nga kryetari Fadil Nura dhe nën kryetari i saj, Sami Lushtaku, ka bërë një investim prej 4 mijë e 672 euro e 80 cent në teknologji.
Ky institucion ka blerë dron dhe pajisje përcjellëse përmes një tenderi publik, shkruan rajoni.org.
Kontrata pritet të nënshkruhet pasi të përmbushën afatet ligjore.