Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Mitrovica janë duke marrë pjesë në ushtrimin fushor të koduar “Ujku Shigjetë”, që po zhvillohet në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.
Qëllimi i këtij ushtrimi është testimi dhe ngritja e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po tregojnë nivel të lartë disipline, profesionalizmi dhe përkushtimi në realizimin e detyrave dhe misioneve të caktuara.
Përmes ushtrimit “Ujku Shigjetë”, Forca e Sigurisë së Kosovës po afirmon gatishmërinë e saj për të vepruar si një forcë moderne dhe profesionale, gjithnjë në shërbim të vendit dhe qytetarëve të tij.