Sunday, April 5, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentës, Albulena Haxhiu viziton Skenderajin në ditën e parë

Në ditën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër nis punën me një vizitë në Drenicë.

Haxhiu të dielën bën homazhe në kompleksin memorial në Rezallë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës së Kosovës, homazhet nisin në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.

Nesër bëhen 27 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot pasi pranoi detyrën nga Vjosa Osmani u shpreh e vendosur për ta ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se bashkëpunimi institucional dhe përkushtimi i kabinetit do të jenë kyç për përballimin e sfidave në vijim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer