E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vajza 13-vjeçare e zhdukur në Fushë Kosovë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçar, arrestohet i dyshuari

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi viktima e rastit, një vajzë e moshës 13-vjeçare u raportua si e zhdukur dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin dhe kanë filluar kërkimet për vajzën, derisa kanë rënë në gjurmët e saj.

Sinjali mëson se vajza kishte dalë pas mesnatës nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe, ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës së mitur, me të cilin kishte qëndruar në një lokacion derisa askush nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Posa vajza u bë e gjallë, babai i saj vendosi që ta njoftojë Policinë dhe bashkë me të bijën u nisën për në stacion policor, ku vajza tregoi gjithçka që kishte ndodhur mes saj dhe të dyshuarit 17-vjeçar.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer