Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës, Teuta i pezullon të gjitha aktivitetet elektorale për nesër, pas aksidentit tragjik në Çubrel

0

Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku sipasojë mbetën tre të vdekur, kandidstja e AAK’së për deputet me numër 49, Teuta Kodra Millaku i ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike të planifikuara për nesër, shkruan rajoni.org.

Postimi i plotë:

Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së tre qytetarëve në një aksident trafiku sonte në fshatin Qubrel të Skenderajt na ka tronditur.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit.

Njoftoj se anuloj të gjitha aktivitetet politike të planifikuara për ditën e nesërme.