Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një kontratë të punësimit të vajzës së kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Njomëza Bulliqi, në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci.
Lexo Edhe: Vajza e Shpejtim Bulliqit punësohet në NPB
Angazhimi i Njomëza Bulliqit ka ndodhur në bazë të një projekti të Ministrisë së Bujqësisë me Bankën Botërore, bazuar në një dokument të cilin e ka publikuar gazetari Lirim Mehmetaj.
Kontrata e publikuar nga ai mban datën 17 prill 2024 dhe vlera e saj totale kap shumën prej 15 mijë eurove për një periudhë prej 25 muajve.