E enjte, 16 Janar, 2025

Vajza rrahet nga babai dhe vëllai në ditën e Bajramit, ajo i çon të dytë në Polici

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, Policia ka arrestuar dy persona dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se këtë herë dy të dyshuarit janë babë e bir, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht vajzën/motrën e tyre.

Bazuar në dëshminë e vajzës, e cila kërkoi ndihmën e Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, kur babai dhe vëllai ushtruan dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer