E diel, 17 Nëntor, 2024

Vakia Kosovare: Lojtari u arrestua në fushë, reagon klubi

Skuadra e Ligës së Tretë në Kosovë, KF Arbanasi, ka reaguar pasi njëri nga lojtarët e tyre u arrestua në fushë.

Arbanasi ishte duke u përballuar me KF Istogun, kur ndeshja u ndërpre pasi dyshohet se lojtari ka sulmuar gjyqtarin.

Klubi përmes një postimi në Facebook ka kritikuar gjyqtarin kryesor për vendimet e tij gjatë ndeshjeve.

“Arbanasi shpreh pakënaqësinë jashtëzakonisht të madhe ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes K.F Istogu 03 dhe K.F Arbanasi 1982, po ashtu edhe ndaj gjyqtarit anësor të së njëjtës ndeshje, të cilët me veprimet e tyre skandaloze arritën që të mos lejojnë përfundimin zyrtar të ndeshjes futbollistike të javës së VI-të në kuadër të Ligës së Tretë të Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Klubi i Ligës së Tretë ka folur edhe për arrestimin e lojtarit.

“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj në këtë ndeshje ka ndërhyrë në mënyrë të çuditshme brenda kornizave të fushës së gjelbër duke arrestuar lojtarin i cili nuk ishte pajtuar me ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, sepse në ato momente lojtari i 12-të i ekipit vendase ishte në fushën e gjelbër dhe lojtari në fjalë kërkonte sqarim dhe vendim meritor ndaj situatës së tillë”.

Ndeshja u anulua.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer