E hënë, 3 Shkurt, 2025

Valon Grabovci dhe Memli Krasniqi priten me entuziazëm në Vrellë dhe Shushicë të Istogut

Kandidati për deputet nga PDK, Valon Grabovci, së bashku me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, dhe kandidatin Shasivar Haxhijaj, zhvilluan takime me banorët e Vrellës dhe Shushicës në Istog.

Gjatë këtyre takimeve, qytetarët shprehën mbështetje të madhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, duke u shprehur të bindur se PDK-ja është alternativa më e mirë për zhvillimin e Kosovës.

“Mbështetja e sinqertë dhe besimi i qytetarëve na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të mirë,” u shpreh Grabovci.

PDK-ja po vazhdon takimet në mbarë vendin, duke intensifikuar mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer