Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, së bashku me kryetarin e degës në Klinë, Sokol Bashota, kandidatin Fadil Millaku dhe Fatime Shala, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit e kësaj komune.
Gjatë takimit, ai prezantoi programin e PDK-së, duke theksuar se trajtimi i dinjitetshëm i mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve do të jetë një prioritet i qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza.
“Arsimi është themeli i një shoqërie të zhvilluar. Në qeverisjen tonë, mësimdhënësit do të kenë respektin dhe përkrahjen e merituar,” tha Grabovci.
PDK ka premtuar rritje të pagave për mësimdhënësit dhe investime të mëdha në sektorin e arsimit për të siguruar cilësi më të lartë dhe kushte më të mira pune për edukatorët e brezave të ardhshëm.
#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55