Kandidati për deputet nga rradhet e PDK’së, Valon Grabovci ka zhvilluar një takim me Gani Kocin, organizatorin e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-së, shkruan rajoni.org.
Ai ka thënë së takimi me Kocin ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e veçantë.
“Një takim me Bacën Gani, organizatorin e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e veçantë të takoja një figurë kaq të rëndësishme, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. #MaMirë #MeBedriHamzen #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në facebook.