Në zgjedhjet lokale, Valon Murseli garon nga rradhet e PDK’së si kandidat për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës me numër 5.
Murseli është diplomuar në Fakultetin Filozofik dhe me përvojë të gjatë menaxheriale.
Për shumë vite, ai ka punuar si menaxher në Trainkos – Hekurudhat e Kosovës, ku ka treguar aftësi të larta në menaxhimin e proceseve dhe njerëzve në një nga ndërmarrjet publike më të rëndësishme në vend. Përvoja e tij e mëvonshme në drejtimin e biznesit privat në fushën e konsulencës ka forcuar më tej kapacitetin e tij për zgjidhje konkrete dhe efikase.