Rrugicat e lagjes Iliridë në Mitrovicë po asfaltohen sot, pas përfundimit të punimeve të mëdha për instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimin e trotuareve. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ai theksoi se Ilirida ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet e qeverisjes komunale, me investime që do të vazhdojnë në të gjitha rrugicat e kësaj lagjeje.
“Do të trajtohen të gjitha lagjet e Mitrovicës, të cilat kishin mbetur të paprekura për më shumë se një dekadë,” shtoi Tahiri.
Ky projekt është pjesë e një angazhimi më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha pjesët e qytetit.