E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vazhdon ‘lufta’, LDK i reagon sërish Idrizit: Gjakova pagoi 36€/m³ ndërsa Vushtrria 82.5€/m³, taksat dhe shpenzimet janë njëjtë për të dyja komunat

Pas kundër reagimit të Idrizit ndaj videos së Xhafer Tahirit ku pretendon për abuzim dhe keqpërdorim në tenderin për dru, ka reaguar sërish dega e LDK-së në Vushtrri.

Reagim i degës së LDK-së në Vushtrri ka shkuar aq larg saqë pretendon se gjithë nervoza e reagimit të kryetarit të Vushtrrisë vije pas ai u zu me “presh në dorë”.

Sipas tyre nuk është e mundur që Gjakova të paguaj 36m3 ndërsa Vushtrria 82.5.

“Çdo qytetar i Vushtrrisë mund të dalë dhe të verifikojë sa është çmimi i 1 m³ dru në treg. Feriti i ka shitur drutë, sepse nëse bëhet hetim nga Prokuroria, në çdo dokument të këtij tenderi do të gjendet nënshkrimi i Feritit.” thuhet tutje në reagim.

Komunikata e plotë:

Pse gjithë kjo nervozë e mllef në reagimin e Kryetarit Ferit? A thu sepse u zu me “presh në dorë” duke vjedhur me bashkëpunëtorë të tij në tenderin për dru?

Sipas informatave në publik, Komuna e Gjakovës ka paguar 36€/m³ për drutë për shkolla. Ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka paguar 82.5€/m³ për drutë në një tender me vlerë 940,500€. A nuk janë të njëjtat shpenzime e taksa edhe në Gjakovë si në Vushtrri?

Çdo qytetar i Vushtrrisë mund të dalë dhe të verifikojë sa është çmimi i 1 m³ dru në treg. Feriti i ka shitur drutë, sepse nëse bëhet hetim nga Prokuroria, në çdo dokument të këtij tenderi do të gjendet nënshkrimi i Feritit.

Është marre Kryetari i Komunës me u fsheh pas mosdijes. Vushtrria nuk e meriton një Kryetar që nuk di dhe që vetë e pranon se nuk di. Kryetari i Komunës është i obliguar me ligj si Zyrtar Kryesor Administrativ dhe Zyrtar Kryesor Financiar të dijë të gjitha punët dhe proceset në Komunë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer