Në pushtetin e Ramiz Lladrovcit në disa raste kërkesat ligjore të konkurseve publike duket se anashkaloheshin tërësisht, shkruan portali rajoni.org.
Një rast të tille portali rajoni.org e ka zbuluar sërish në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Drenasit.
Burime brenda zyres së Ramiz Lladrovcit kanë treguar së M.M me kualifikim për edukatë fizike, i njëjti është punësuar pa konkurs si asistentë i fëmijëvë me nevoja të veçanta .
Portali rajoni.org ka kërkuar qasje në dokumente publike duke kërkuar të gjitha informatat e nëvojshme përfshirë edhe dokumentin e rekomandimit të psikologut mirëpo e njëjta nuk është realizuar deri tani dhe lënda ka shkuar në agjencinë për privatësi.
Po ashtu rajoni ka dërguar pyetje në zyren e informimit të Komunës së Drenasit dhe sapo të i marrë edhe dokumentet e nevojshmë të njëjtat do të i publikoj njëkohësisht./Rajoni.org/